Loading...
über uns bild
BIOGRAFIA

Jeta e hershme dhe edukimi

H. Gentjan Mara

Lindur në Tiranë më 04.06.1985 në një familje ku feja ishte prezente edhe në kohën e zymtë të regjimit komunist.

Kontaktet me besimin Islam I pati që në vitin 1991 atëherë kur u lejua dhe liria e fesë në vendin tonë, duke shoqëruar gjyshin e tij në faljet e të xhumave, teravive dhe bajrameve.

Duke shprehur interes për nxënien e fesë, familja e dërgoi të mësonte tek një hoxhë I lagjes, Hasan Kallja (Allahu e mëshiroftë!) atëherë kur hoxha ishte vetëm 7 vjeç.

Më 1995 I bashkohet karvanit të nxënësve të Medresesë ku shkëlqeu Akoma dhe më shumë në lëndët e karakterit fetar, kjo bëri që në vitin 1999-të të përzgjidhej një nga 2 nxënësit që do ndiqnn studimet në Katar me bursë të plotë.

Lexoni më shumë
HYTBE

Ligjërata

Shikoni në YouTube
KURAN

Lexoni dhe dëgjoni

01. Surja El-Fatiha

Recitues: Nasser Al Qatami

1.Bismil-lâhirr-Rrahmânirr-Rrahīm

2.El-Hamdulil-lâhi Rabbil-‘âlemīn

3.Err-Rrahmânirr-Rrahīm

4.Mâliki jeumiddīn

5.Ijjâke na‘budu ve ijjâke neste‘īn

6.Ihdinas-sirâtal-mustekīm

7.Sirâtal-ledhīne en‘amte ‘alejhim gajril-magdūbi ‘alejhim ve led-dâl-līn. (âmīn!)

1.Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.

2.Lavdia është e Allahut, Zotit të botëve

3.të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit

4.Sunduesit të ditës së gjykimit.

5.Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.

6.Na udhëzo në rrugën e drejtë.

7.Në rrugën e atyre që i bekove, që nuk tërhoqën zemërim dhe që nuk devijuan. (Amin!)

1. بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ

2. الْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ

3. الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ

4. مَالِكِ يَوْمِ الدِّينِ

5. إِيَّاكَ نَعْبُدُ وَإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ

6. اهْدِنَا الصِّرَاطَ الْمُسْتَقِيمَ

7. صِرَاطَ الَّذِينَ أَنْعَمْتَ عَلَيْهِمْ غَيْرِ الْمَغْضُوبِ عَلَيْهِمْ وَلَا الضَّالِّينَ

112. El-Ihlas

Recitues: Nasser Al Qatami

1.Kul huwal-lahu ‘ehad

2.Allahu s-samed

3.Lem jelid we lem juled

4.Welem jekun lehu kufuen ‘ehadun

1.Thuaj: Ai, All-llahu është Një!

2. All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.

3. As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur.

4.Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.

1. بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ

2. اللَّهُ الصَّمَدُ

3. لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ

4. وَلَمْ يَكُنْ لَهُ كُفُوًا أَحَدٌ

113. El-Felek

Recitues: Nasser Al Qatami

1.Kul ‘aeudhu birabbil-feleki

2.Min sherri ma haleka

3.We min sherri gasikin ‘idha wekabe

4.We min sherri en-neffathati fil-’ukadi

5.We min sherri hasidin ‘idha hesede

1.Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit,

2.Prej dëmit të çdo krijese që Ai e krijoi.

3.Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht.

4.Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja.

5.Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.

1.بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ الْفَلَقِ

2.مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ

3.وَمِنْ شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ

4.وَمِنْ شَرِّ النَّفَّاثَاتِ فِي الْعُقَدِ

5.وَمِنْ شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ

114. En-Nas

Recitues: Nasser Al Qatami

1.Kul ‘a’udhu birebbi en-nasi

2.Meliki en-nasi

3.‘Ilehi en-nasi

4.Min sherril-weswasil-hannasi

5.El-ledhi juweswisu fi suduri en-nasi

6.Minel-xhinneti we en-nasi

1.Thuaj: "Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve!"

2.Sunduesin e njerëzve,

3.Të adhuruarin e njerëzve,

4.Prej të keqes së cytësit që fshihet.

5.I cili bën cytje në zemrat e njerëzve,

6."Qoftë ai (cytësi) nga xhinët ose nga njerëzit".

1. بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ النَّاسِ

2. مَلِكِ النَّاسِ

3. مَلِكِ النَّاسِ

4. مِنْ شَرِّ الْوَسْوَاسِ الْخَنَّاسِ

5. الَّذِي يُوَسْوِسُ فِي صُدُورِ النَّاسِ

6. مِنَ الْجِنَّةِ وَالنَّاسِ

Kurani i plotë
HADITH

Hadithe te sakta

بسم اهلل الرحمن الرحيم
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

HADITHI I PARË

Veprat vlerësohen sipas qëllimeve

Nga prijësi i besimtarëve, Ebu Hafs Omer ibnul Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcillet të ketë thënë:
"E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut صلى الله عليه وسلم duke thënë:
"Në të vërtetë, veprat vlerësohen sipas qëllimeve (nijeteve) dhe gjithsesi çdonjëri do ta marrë vetëm atë që ka pasur për qëllim.
Kështu, kushdo që shpërngulet tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, shpërngulja e tij është për tek Allahu dhe i Dërguari i Tij.
Ndërkaq, ai që shpërngulet për të fituar ndonjë të mirë të kësaj bote a për t'u martuar me ndonjë grua, atëherë shpërngulja e tij është për atë që është shpërngulur."
Këtë thënie profetike e shënojnë dy hadithologët:
Ebu Abdullah Muhamed ibn Ismail ibn Ibrahim ibnul Mugira ibn Berdizbe el Buhari el Xhufiu [numër 1] dhe Ebul Husejn Muslim ibnul Haxhaxh ibn Muslim el Kushejri en Nejsaburiu [numër 1907], Allahu qoftë i kënaqur me ta!, në sahihët e tyre, që janë librat më të saktë të përpiluar.

HADITHI I DYTË

Ardhja e Xhibrilit për t'ua mësuar muslimanëve çështjet e fesë

Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të!, po ashtu ka thënë:
“Një ditë, ndërsa rrinim ulur tek i Dërguari i Allahut صلى الله عليه وسلم u shfaq një njeri fort rrobëbardhë e tejet flokëzi, tek i cili nuk vëreheshin shenja udhëtimi. Atë nuk e njihte asnjëri prej nesh.
U ul pranë Pejgamberit صلى الله عليه وسلم duke i vendosur gjunjët e tij afër gjunjëve të të Dërguarit e duke i vënë shuplakat e duarve të tij mbi kofshët e veta, me ç’rast pyeti:
“O Muhamed, më trego për Islamin.” I Dërguari i Allahut صلى الله عليه وسلم tha:
“Islami është të dëshmosh se nuk meriton të adhurohet askush përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin dhe të kryesh haxhillëkun (këtë të fundit) po pate mundësi (materiale).”
Ai i tha: “Ashtu është.” Ne u çuditëm, ngase vetë e pyeste, vetë ia vërtetonte!
Ai tha: “Më trego për besimin (imanin).” I Dërguari tha:
“Besimi është të besosh në Allahun, në engjëjt, në librat e Tij, në të dërguarit, në Ditën e Fundit dhe të besosh në paracaktimin (kaderin), qoftë i mirë apo i keq.”
Ai i tha: “Ashtu është. Më trego për ihsanin (përsosurinë).” I Dërguari tha:
“Ta adhurosh Allahun sikurse të jesh duke e parë Atë. Edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai gjithsesi të sheh ty.”
Ai i tha: “Më trego për Kiametin.” I Dërguari tha:
“Në lidhje me këtë i pyeturi nuk di më shumë sesa pyetësi.”
Ai i tha: “Atëherë, tregomë për shenjat e tij.” I Dërguari tha:
“(Kiameti vjen) kur robëresha ta lindë zonjën e saj dhe kur t’i shohësh këmbëzbathurit, të zhveshurit, fukarenjtë e barinjtë e deleve duke garuar për të bërë ndërtesa sa më të larta.” Pastaj, ai u largua, kurse ne qëndruam për një kohë.
Më pas, i Dërguari më tha:
“O Omer, a e di kush është ai që pyeste.” Unë thashë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë.”
Ai tha: “Ai qe Xhibrili, erdhi për t’jua mësuar fenë.”
E shënon Muslimi [numër 8].

HADITHI I TRETË

Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla

Nga Ebu Abdurrahman Abdullah ibn Omer ibnul Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcillet të ketë thënë:
“E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut صلى الله عليه وسلم duke thënë:
“Islami është ndërtuar mbi pesë (shtylla): të dëshmuarit se nuk meriton të adhurohet askush përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Tij, faljen e namazit, dhënien e zekatit, haxhillëkun dhe agjërimin e Ramazanit."
E shënojnë Buhariu [numër 8] dhe Muslimi [numër 16].

HADITHI I KATËRT

Të gjithë formohen në mitrën e nënës

Nga Ebu Abdurrahman Abdullah ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcillet të ketë thënë:
“I Dërguari i Allahut صلى الله عليه وسلم që është më i vërteti, vërtetësia e të cilit është dëshmuar, na thoshte:
"Çdo njeri formohet në mitrën e nënës së vet (duke qëndruar) dyzet ditë si një pikë uji, pastaj, për po aq ditë, shndërrohet në droçkë gjaku, më pas, shndërrohet në një copë mishi për po aq ditë.
Pas kësaj, i dërgohet një engjëll, që ia fryn shpirtin dhe që është i urdhëruar me katër gjëra: të shkruajë rriskun (furnizimin), jetëgjatësinë, punën dhe në do të jetë fatzi ose i lumtur (në botën e amshuar).
Betohem në Atë, përveç të Cilit askush nuk meriton të adhurohet, se prej jush ka të atillë që, bën vepra të xhenetlinjve, madje aq sa vetëm një kut e ndan prej Xhenetit, por, ja që vjen në shprehje ajo që i është shkruar, kështu që punon vepra të banorëve të Zjarrit, rrjedhimisht hyn në të, dhe anasjelltas, ka të atillë që bën vepra të xhehenemlinjve, saqë mes tij dhe Zjarrit s’ka më shumë se një kut, por, ja që vjen në shprehje caktimi që i është ndarë, ndaj bën punë të banorëve të Xhenetit dhe hyn në të."
E shënojnë Buhariu [numër 3208] dhe Muslimi [numër 2643].

Libra

...
Femra që bën histori

Autor: Gentjan Mara

Lexo
...
Tregim dhe mësim

Autor: Gentjan Mara

Lexo