Biografia
H.Gentjan Mara
- LindurTiranë, 04.06.1985
- StudimeKatar · Siri (2011)
- HatibXhamia “Mexhid Ali Kuka”, Tufinë
Rrugëtimi
-
1985
Lindur në Tiranë më 04.06.1985 në një familje ku feja ishte prezente edhe në kohën e zymtë të regjimit komunist.
-
1991
Kontaktet me besimin Islam i pati që në vitin 1991 atëherë kur u lejua dhe liria e fesë në vendin tonë, duke shoqëruar gjyshin e tij në faljet e të xhumave, teravive dhe bajrameve.
-
Fëmijëria
Duke shprehur interes për nxënien e fesë, familja e dërgoi të mësonte tek një hoxhë i lagjes, Hasan Kallja (Allahu e mëshiroftë!) atëherë kur hoxha ishte vetëm 7 vjeç.
-
1995 – 1999
Më 1995 i bashkohet karvanit të nxënësve të Medresesë ku shkëlqeu akoma dhe më shumë në lëndët e karakterit fetar, kjo bëri që në vitin 1999-të të përzgjidhej një nga 2 nxënësit që do ndiqnin studimet në Katar me bursë të plotë.
-
1999 – 2001
1999-2001 ndoqi studimet e gjuhës arabe pranë “Ma’hedud dijni” Insituti i fesë në Doha Katar, por duke mos ndjerë qetësinë e duhur bëri që të shkëputej për tu drejtuar drejt Sirisë ku do ndjekë një sërë shkollash dhe një sërë fazash studimore.
-
2011
I diplomuar për studime Islame nga kompleksi “Muxhemush Shejh Ahmed Kiftaro” në vitin 2011 kthehet në vendlindje për ti shërbyer fesë dhe besimtarëve në sferat e ndryshme të jetës.
-
2011 – sot
Nga korriku i 2011 dhe deri më tani ai shërben si hatib pranë xhamisë “Mexhid Ali Kuka” në Tufinë.
-
2015 – 2016
Më 2015-2016 u angazhua si përkthyes i lirë i arabishtes pranë UNHCR, kohë që do hapte derën për tu shërbyer qindra emigrantëve që kalonin në vendin tonë.
-
Media
Ai ka një kontribut të konsiderueshëm në Radio dhe Televizion, emisione që janë me qindra të transmetuar dhe në proçes regjistrimi dhe shumë të tjerë.
I martuar dhe baba i katër fëmijëve.
Video – Ligjërata
Të gjitha ligjëratat
Nata e parë në varr